Trump ende pa kabinet, nominimet marrin kritika, pritet proçesi i vettingut

0
1008
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senati amerikan ka konfirmuar vetëm 2 nga 15 të nominuarit e Presidentit Trump për kabinetin e tij qeverisës, duke bërë që adminsitratës t’i mungojnë shumica e titullarëve më të lartë ekzekutivë. Republikanët në Kongres kanë kërkuar përshpejtim të proçesit të vettingut për zyrtarët, e megjithatë, demokratët nënvizojnë se kanë nevojë për kohë. Një prej nominimeve më të debatuara ka qenë Rex Tillerson për postin e Sekretarit të Shtetit. Ky i fundit njihet për marëdhëniet e tij me Putin, fakt që është pritur me skepticizëm.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë që nga dita e inaugurimit të Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan nuk ka ende një kabinet qeverisës për shkak të vonesave në proçesin e vettingut që zhvillohet në Senat.

Deri më tani, pjesë e administratës janë zyrtarisht Xhejms Mattis, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes si dhe John Kelly, i cili do të angazhohet në drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Këta zyrtarë morën aprovimin e Senatit të premten që lamë pas me shumicë të theksuar votash si dhe kryen betimin përpara zv. Presidentit Mike Pense.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur mund të përfundojë proçesi për 13 të nominuarit e tjerë nga Presidenti Donald Trump.

Republikanët kishin kërkuar që ditën e premte të votohej për të paktën shtatë antarë të kabinetit, me qëllim që adminsitrata të niste sa më parë punën.

Megjithatë, thirrja e tyre nuk është marrë parasysh nga demokratët. Këta të fundit janë shprehur se disa prej nominimeve të Trump mbartin shumë pikëpyetje dhe se senatorët kanë nevojë për kohë përpara se të aprovojnë persona që do të mbajnë detyra ekzekutive për katër vitet e ardhshme.

Përgjatë kësaj jave, senati do të mblidhet sërish për të shqyrtuar e më pas votuar disa antarë të tjerë.

Deri më tani, demokratët kanë vënë në pikëpyetje disa nominime, siç është Rex Tillerson, i cili është projektuar për të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.

64-vjeçari njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, gjë që shihet me skepticizëm nga një pjesë e konsiderueshme e senatorëve.

Tillerson ka qenë një nga të paktit persona që është shprehur kundër sanksioneve ekonomike që Shtetet e Bashkuara i vendosën Rusisë, pas ndërhyrjes në gadishullin e Krimesë.

Ndërkohë, një tjetër nominim i kritikuar është ai Jeff Sessions, të cilin Trump dëshiron t’a emërojë si Prokuror të Përgjithshëm.

Sessions ka patur disa episode të papëlqyeshme në të shkuarën e tij, teksa akuzohet si racist për shkak të një sërë deklaratave të bëra ndaj personave me ngjyrë.///

 

Zjarr Tv Ad