Trump është hedhur në gjyq nga 16 shtete amerikane

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup prej 16 shtetesh amerikane të drejtuara nga Kalifornia kanë hedhur në gjyq administratën Trump për vendimin e saj për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për të financiar murin me Meksikën duke tejkaluar votimin në Kongres. Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se presidenti amerikan ka shkelur në mënyrë të dukshme ndarjen e pushteteve dhe ka përdorur si justifikim një krizë të shpikur për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Denoncimi është depozituar në një gjykatë të Kalifornisë dhe pretendohet se lëvizja e presidentit bie në kundërshtim me dy klauzola që përcaktojnë procedurat legjislative dhe rolin e Kongresit si arbitër përfundimtar për përdorimin e fondeve publike. Në deklaratë ndër të tjera theksohet se dhe vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka pranuar publikisht se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ishte e nevojshme,

 

Zjarr Tv Ad