Trump flet sërish për Korenë e Veriut

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Trump shprehet pozitivisht për idenë e një takimi të tretë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, duke thënë se të dy ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Në një postim të shtunën në Twitter, Presidenti Trump thotë se Koreja e Veriut ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike, sukses dhe begati nën udhëheqjen e Kim Jong Unit. “Mirëpres një ditë, që mund të ndodhë shumë shpejt, kur të eliminohen armët bërthamore dhe sanksionet dhe që më pas Koreja e Veriut të bëhet një ndër vendet më të suksesshme në Botë!”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara i bëri komentet një ditë pasi udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un u shpreh se do t’u japë Shteteve të Bashkuara afat deri në fund të vitit të ndërmarrin “veprime të guximshme” lidhur me negociatat e ngecura bërthamore, por ai paralajmëron se do të ketë “pasoja të frikshme dhe shumë të rrezikshme” nëse Uashingtoni nuk ndryshon qëndrim.

Në një fjalim para parlamentit të vendit, zoti Kim tha se është i hapur për “një takim tjetër” me Presidentin Donald Trump, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara ndryshojnë qëndrimin e tyre, siç njofton media shtetërore e Koresë së Veriut.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se ai vazhdon të ketë “marrëdhënie të shkëlqyera” me presidentin amerikan. Por shtoi se takimi i Hanoit ngriti dyshime mbi vlerën e bisedimeve me Uashingtonin dhe seriozitetin e administratës amerikane për të arritur sukses në negociata.

Këtë javë Presidenti Trump tha se po shqyrton mundësinë e një takimi tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por këmbënguli se nuk do të lehtësohen sanksionet ndaj këtij vendi komunist, deri kur regjimi i Phenianit të heqë dorë nga arsenali bërthamor.

Bisedimet mes dy vendeve kanë ngecur që pas takimit të nivelit të lartë mes dy udhëheqësve në Hanoi, i cili përfundoi pa marrëveshje.

 

Zjarr Tv Ad