Trump i dërgon letër Zaev

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar letër kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev. Trump përmes saj ka uruar për lidershipin dhe përkushtimin në zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

”Në emër të popullit amerikan, ju uroj për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritja më historike në Ballkan që nga marrëveshja e Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja me kryeministrin Tsipras, siguruat të ardhme më stabile dhe më të begatë, dhe jo vetëm për dy vendet tuaja, por edhe për gjithë rajonin.Vendi juaj tani do ta marrë vendin që i përket në aleancën euroatlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut. Ne gëzohemi që mund t’ju presim si aleati ynë i 30-të në Aleancën veriatlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët për të siguruar paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Trump në letrën dërguar Zaev-it

 

Zjarr Tv Ad