Trump i “prish” magjinë e Krishtlindjeve 7- vjeçarit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skena ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po merrnin thirrje nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve.

Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje (agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë).

Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda.

Kështu Diaz raportoi:

Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni?Shkoni mirë në shkollë? A besoni ende në Santa?

Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit:

“Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? ”

Përgjigjia e Coleman nuk është e qartë.

Dhe as nuk është e qartë pse Z. Trump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekzistencon përtej mosmarrëveshjeve.

 

Zjarr Tv Ad