Trump kërkon hetim për “grushtin e shtetit”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hetimi për pretendimet se Rusia ka dashur të minojë zgjedhjet në Amerikë në bashkëpunim me presidencën aktuale ka qenë një tentativë për grusht shteti. Kështu e konsideron kreu i Shtëpisë së Bardhë procesin ligjor kundër tij dhe aleatëve më të afërt. Kryeprokurori i vendit thotë se presidenti mund të jetë spiunuar gjatë kohës së hetimit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar “tentativë për grusht shteti” hetimin që ish-drejtuesi i FBI-së, Robert Myler kreu për dy vite me radhë kundër tij dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë.
Duke komentuar rezultatet e hetimit për angazhimin e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti se ai nuk ka lidhje me akuzat.
“E gjitha ka qenë një tentative për grusht shteti, një tentativë për ta rrëzuar presidentin. Hetimi ka qenë i jashtëligjshëm dhe i manipuluar prej fillimit. Ajo që ndodhi ishte një tradhti, një gjueti shtrigash,”-tha Trump.
Trump njoftoi se ka kontaktuar me prokurorin e përgjithshëm Uilliam Bar për të gjurmuar ideatorët e hetimit.
Ky i fundit u paraqit të mërkurën përpara një komisioni të Senatit, ku pohoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe stafi i tij mund të kenë rënë pre e përgjimeve gjatë periudhës së hetimit.
Kryeprokurori Bar tha se nuk ka ende fakte nëse spiunimi nga shërbimet informative, mes tyre edhe Byroja Federale e Hetimit, ka qenë i bazuar në ligj.
Këto deklarata u pritën me dyshime nga anëtarët e komisionit, veçanërisht nga demokratët.
Kryetarja e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, tha se qëndrimet e përafërta të kryeprokurorit me presidentin Trump po e minojnë rolin e tij si një zyrtar i paanshëm, porse presin të konsultohen me dokumentin hetimor 400-faqësh që pritet të paraqitet javën tjetër.

Zjarr Tv Ad