Trump: Kurrë nuk kam punuar për Rusinë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se ai asnjëherë “nuk ka punuar për Rusinë”. Deklarata u bë si një përgjigje lidhur me pretendimet e ngritura për lidhjet e tij me presidentin Vladimir Putin. Ai i quajti raportimet e tilla si një “gabim të madh”. Trump i bëri këto komente të hënën pas një raporti të gazetës “Washington Post” ku thuhej se presidenti Trump i kishte fshehur detajet e bisedës së tij me Putinin.

Presidenti Trump gjatë një interviste për “Fox News” më 12 janar mohoi se kishte fshehur detajet e bisedave të tij me Putinin nga zyrtarët e administratës. The Washington Post tha se të paktën një herë, në Hamburg në vitin 2017, Trump mori fletët e përkthyesit pas bisedimeve me Putinin dhe e udhëzoi atë person për të mos diskutuar me zyrtarë tjerë se çfarë kishte transkiptuar.

Marrëdhëniet e Trump me Rusinë dhe Putin kanë errësuar presidencën e tij që nga fillimi dhe ai ka hedhur poshtë hetimin federal nëse fushata e tij 2016 ka punuar me Moskën për të ndikuar në zgjedhje, duke i cilësuar si një mashtrim dhe një “gjueti magjistare”.

 

Zjarr Tv Ad