Trump : Maska duhet!

0
18

Presidenti, Donald Trump, pranon se maskat mund të jenë një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, edhe pse ai vetë ka refuzuar ta mbajë një të tillë në publik.Të mërkurën i pari i shtetit amerikan tha se mund të fillojë ta mbajë maskën në ambiente të ngushta, porse personat me të cilët ka pasur kontakt deri tani kanë qenë të testuar për virusin, ndaj shëndeti i tij nuk ka qenë në rrezik.Disa muaj më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaronte se maskat ishin jopraktike për të, kur mendonte se i duhej të takonte presidentë, kryeministra shteti deri mbretër e diktatorë.”Unë jam krejtësisht pro maskave. Mendoj se maskat janë të mira dhe vetë nuk i kam problem. Domethënë njerëzit më kanë parë që i mbaj. Madje më pëlqen edhe si dukem me to. Ngjaj pak si Kalorësi Vetmitar në filmat me kauboj.”Trump shtoi se ai nuk është në favor të një politike të përgjithshme që e bën të detyrueshme veshjen në publik të maskave, duke preferuar distancat mes njerëzve si masë më efikase.Ndërkohë kryeshtetari amerikan përsëriti me optimizëm se kovidi i ri që ka mbërthyer të gjithë globin do të zhduket pas njëfarë kohe.Përkundër deklaratave të presidentit, qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA rekomandon mbajtjen e maskave si masë kundër sëmundjes më infektive të momentit.Vendi ka konfirmuar më shumë se 2 milionë e gjysmë amerikanë të prekur nga koronavirusi i ri, dhe mbi 128 mijë të tjerë që nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit.57 mijë raste të reja u konfirmuan vetëm brenda ditës së mërkurë, një rekord i ri kombëtar.Disa nga shtetet amerikane më të rrezikuara nga vala e re epidemike nga jugu në Perëndim kanë rikthyer masat strikte të javëve të mëparshme, mes tyre shteti i Kalifornisë, që ka vendosur të rimbyllë baret, restorantet dhe ambientet më të frekuentuara për tri javët e ardhshme.