Trump: Mos ka qenë Obama shumë i butë ndaj Rusisë?

0
850
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Twitter se “Krimea është marrë nga Rusia” gjatë kohës së administratës së paraardhësit të tij, Barack Obama dhe ka shtuar: “Mos ka qenë Obama shumë i butë ndaj Rusisë?”

Në disa postime në Twitter, dy ditë pasi e ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn pas shqetësimeve të ngritura rreth kontakteve të këtij të fundit me ambasadorin rus në Uashington, Trump ka sulmuar mediat.

“Mediat e lajmeve të rreme po çmenden me teoritë e tyre të konspiracionit dhe urrejtjes së verbër”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Kjo lidhja e pakuptimtë me Rusinë është thjeshtë një përpjekje për të mbuluar gabimet e shumta që janë bërë gjatë fushatës humbëse të Hillary Clinton”, ka shkruar më tej ai.

Postimet në këtë rrjet social pasojnë raportimin e 14 shkurtit të gazetës “The New York Times” ku citohen zyrtarë aktual dhe të mëparshëm duke thënë se pjesëtarë të fushatës së Trumpit dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë pasur kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse gjatë muajve para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në vitin 2016.

Rusia e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në marsin e vitit 2014 pasi ka dërguar trupa dhe e ka mbajtur një referendum që konsiderohet ilegal nga SHBA-ja dhe 100 shtete të tjera të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zëdhënësi i Shtëisë së Bardhë, Sean Spicer më 14 shkurt ka thënë se Trump “e ka bërë të qartë” se ai pret që Rusia ta rikthejë Krimenë dhe reduktojë dhunën në Ukrainën lindore, zonën ku forcat qeveritare të Kievit dhe separatistët pro Kremlinit po luftojnë kundër njëri tjetrit. Konflikti në Ukrainën lindore i nisur në prillin 2014 deri më tash ka marrë jetën e mbi 9750 personave.///

Zjarr Tv Ad