Trump në Japoni: Nuk jam i shqetësuar nga testimi i raketave

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të hënën se nuk është i shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Koresë së Veriut, të cilat kryen testime të raketave me rreze të shkurta veprimi.

Presidenti amerikan po qëndron për një vizitë zyrtare në Tokio, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të perandorit të ri japonez Naruhito.

Në një postim të tij në Twitter, ai shkroi se është i bindur se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-in, do t’i mbajë këto premtime, për të shtuar se nuk është i shqetësuar nga testimet e fundit të raketave me rreze të shkurta në Korenë e Veriut.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Trump sot luajti golf me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ndërsa ishte i pranishëm edhe në një garë Sumo.

Mbrëmë Trump darkoi me drejtuesit e kompanive më të mëdha japoneze, siç janë Toyota, Nissan, Honda, SoftBank dhe Rakuten, të cilëve u tha se tani është një kohë e volitshme për të investuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Zjarr Tv Ad