Trump në kundërshtim me veten/ Ja përse e bëra atë deklaratë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i ShBA Donald Trump, ka mohuar deklaratën e dhënë para disa kohësh se minimizoi seriozitetin e kërcënimit nga koronavirusi.

Në një ngjarje televizive, Trump tha se kishte bërë ‘shaka’ me atë deklaratë. Ky prentendim bie në kundërshtim me atë që i tha gazetarit Bob Woodward në fillim të këtij viti se ai minimizoi ashpërsinë e virusit për të shmangur panikun.

Ndër të tjera, Presidenti i Amerikës përsëriti se një vaksinë mund të ishte gati “brenda disa javësh”, pavarësisht skepticizmit nga ekspertët e shëndetit amerikan. Asnjë vaksinë nuk ka përfunduar ende provat klinike, ndërsa shkencëtarët po punojnë fort që ta sjellin atë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Woodward, i cili theu skandalin Watergate në 1972 dhe është një nga gazetarët më të respektuar të kombit dhe intervistoi Trump, 18 herë nga dhjetori në korrik.

Çfarë tha Presidenti? “Doja gjithmonë ta minimizoja”, i ka thënë Trump Woodwardit në një intervistë për librin e tij “Rage”, më 19 mars. “Ende më pëlqen ta minimizoj, sepse nuk dua të shkaktoj panik”, ka thënë Trump.

Ndërsa të martën, kur u pyet përse do të “minimizonte një pandemi që dihet se dëmton në mënyrë disproporcionale familjet me të ardhura të ulëta dhe komunitetet e pakicave”, Trump u përgjigj: “Po, mirë, unë nuk e minimizova atë. Unë në të vërtetë, luajta me të, për sa i përket veprimit.”

“Veprimi im ishte shumë i fortë. Ne do të kishim humbur mijëra njerëz po të mos e vendosja ndalimin. Ne shpëtuam shumë jetë kur e bëmë atë”, tha Trump.

Zjarr Tv Ad