Presidenti i SHBA Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të rreptë ndaj Iranit, duke deklaruar se do të shkatërrohet në qoftë se një konflikt shpërthehet midis dy vendeve.
“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, tha ai në një postim në twitter. “Asnjëherë mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake shtesë dhe avionë.
Vetëm disa ditë më parë, presidenti u tha ndihmësve se ai nuk donte që presioni i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të kthehej në një konflikt.
Dhe kur u pyet nga gazetarët të enjten e kaluar nëse SHBA do të luftonte, Trump u përgjigj: “Nuk shpresoj.”
Edhe ministri i Jashtëm i Iranit të shtunënën këmbënguli se nuk kishte oreks për luftë.
“Nuk do të ketë një luftë pasi as ne nuk duam një luftë as askush nuk ka iluzionin që ata mund të përballen me Iranin”, tha Mohammad Javad Zarif për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna.
Trump paralajmëron: Nëse Irani dëshiron luftë, ky do të jetë fundi për të
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...