Trump per pandemine: Testimi, ”thikë me dy presa”

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Donald Trump e konsideron testimin e popullatës për koronavirus një “thikë me dy presa”, ndaj edhe ka tentuar më parë ta reduktojë numrin e analizave në rang vendi.Deklaratën kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri të shtunën në të parin tubim politik gjatë periudhës së kovidit, teksa vendin e ndajnë pak muaj nga zgjedhjet presidenciale.Trump tha se falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e administruan më mirë situatën ndaj atij që ai e quajti “virusi kinez” apo “Kung Flu”, term i konsideruar racist nga kundërshtarët politikë dhe Pekini.Kam bërë një punë fenomenale. Që në muajin janar e mbylla SHBA-në ndaj më të infektuarve dhe njerëzve nga Kina, disa muaj përpara të tjerëve. Kështu unë shpëtova qindra mijë jetë njerëzish.”Kreu i shtetit u tall me idenë e testimit në masë të popullatës duke marrë për shembull një fëmijë 10-vjeçar që shfaq shenja të rrufës prej kovidit dhe menjëherë regjistrohet si rast i ri me koronavirus, edhe pse i riu ka shanse të shërohet brenda një kohe të shkurtër.Ai tha se pas dhjetëra milionë testimeve të kryera, edhe qytetarët nuk po dinë më se çfarë po ndodh.“Jemi të parët në botë për testimet, dhe krenarë për mbi 25 milionë të tilla të kryera deri tani. Por ja cili është problemi i tyre. Kur teston në masë kaq të gjerë, ke për të gjetur shumë njerëz dhe raste të reja infeksioni. Ndaj u kam thënë njerëzve të mi, më avash me testimet.”Në qytetin e Tulsës në Oklahomë, Trump adresoi edhe çështjen e protestave kundër racizmit dhe pro afroamerikanëve, duke përqafuar thelbin e tyre por jo dhunën dhe vandalizmat.“Mafia e çekuilibruar e ultramajtistëve po përpiqet të vandalizojë vendin tonë, po përdhosin monumentet tona, po shembin statujat dhe po ndëshkojnë e persekutojnë këdo që nuk pajtohet me pikëpamjen e tyre për kontroll absolut. Ne nuk pajtohemi dhe në fakt, prandaj jemi këtu.”Shumë prej deklaratave të presidentit Trump u komentuan negativisht nga opozita demokrate ndërsa tubimi i së shtunës u mbajt paqësisht, pavarësisht tensioneve të pakta dhe sloganeve antiqeveritare të hedhura nga grupet rivale.

Zjarr Tv Ad