Trump porosit Erdoganin: Siria është e juaja, ne mbaruam punë aty

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të dielën mbrëma, një zyrtar i mbrojtjes i SHBA i tha CNN se presidenti kishte nënshkruar një urdhër për të filluar tërheqjen e forcave amerikane të vendosur në Siri. SHBA aktualisht ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, kryesisht në verilindje, si pjesë e fushatës së vazhdueshme kundër organizatës terroriste ISIS. Presidenti Trump iu përgjigj kritikave të masës, duke thënë se administrata e tij kishte bërë “më shumë dëme ndaj ISIS se të gjithë presidentët e kohëve të fundit”.

“Në Siri fillimisht do të ishim vetëm për tre muaj,” shkroi Trump.

“Dhe kjo ishte shtatë vjet më parë – nuk kemi ikur kurrë.”

“Kur u bëra President, ISIS ishte duke u bërë i egër, tani ISIS është mposhtur gjerësisht dhe vendet e tjera duke përfshirë Turqinë, do të jenë në gjendje të kujdesen lehtë për çdo gjë që mbetet” shtoi ai. Vendimi i diskutueshëm u pasua nga dorëheqja e Mattis dhe Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i Trump për koalicionin global kundër ISIS. Më vonë u raportua se Presidenti Trump foli me Erdogan dhe se i tha presidentit turk se situata në Siri “është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”. Ndërkohë Erdogan thuhet se premtoi të përfundojë ISIS. Presidenti Trump më vonë konfirmoi bisedën me Erdoganin, duke thënë se ai kishte një ” bisedë të gjatë dhe produktive” me Erdoganin. “Unë sapo kisha një telefonatë të gjatë dhe produktive me presidentin Erdogan të Turqisë. Ne diskutuam për ISIS, përfshirjen tonë të ndërsjellë në Siri, dhe tërheqjen e ngadalshme dhe shumë të koordinuar të trupave të SHBA nga zona. Pas shumë vitesh ata po vijnë në shtëpi. Ne gjithashtu diskutuam për zgjerimin e tregtisë, “tha Trump. Të hënën, presidenti  e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë ISIS.  “Presidenti Erdogan i Turqisë më ka informuar se do të zhdukë çdo gjë që ka mbetur nga ISIS në Siri …dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë, plus Turqia është në të drejtën e saj si vend fqinj. Trupat tona po vijnë në shtëpi!”

Zjarr Tv Ad