Pak ditë pasi Irani testoi një raketë balistike, administrata Trump ka vendosur sanksione ndaj këtij vendi, të cilët prekin 13 individë dhe dhjetëra kompani. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Në deklaratën zyrtare, shkruhet se testimi i raketës balistike përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal, por edhe atë botëror. Ndërkohë, Presidenti Trump u shpreh se paraardhësi i tij në zyrë Obama, ishte treguar mjaft i sjellshëm me Teheranit, duke nënvizuar se kjo gjë ka ndryshuar që prej ardhjes së tij në pushtet.
Administrata Trump ka vendosur sanksione nga Iranit, pas testimit të raketës balistike nga Teherani.
Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili bëri të ditur se nga këto masa do të preken 13 individë dhe dhjetëra kompani.
Në një deklaratë për mediat, John Smith, i cili është përgjegjësi për digasterin e sanksioneve, deklaroi se mbështetja e Iranit për organizatat terroriste si dhe zhvillimi i projekteve për armët përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme, për partnerët globalë të Uashingtonit, por edhe për Shtetet e Bashkuara.
Ai shtoi se këto ishin edhe arsyet kryesore për marrjen e vendimit.
Vendosja e sanksioneve ishte paralajmëruar më herët edhe nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter ka shprehur papajtueshmëri me testimin e raketës bërthamore, ndërkohë që pati edhe një kritikë për paraardhësin e tij në zyrë, Barak Obama.
“Irani po luan me zjarrin. Ata nuk po e vlerësojnë se sa i sjellshëm ishte Presidenti Obama me ta. Por jo unë!” shkruhet në postimin e Trump.
Zhvillimi i projekteve për armët e shkatërrimit në masë nga ana e Iranit është parë gjithmonë me shqetësim nga vendet perëndimore.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e Teheranit për vendimin më të fundit të marrë nga Uashingtoni. ///