Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm

0
23
FILE - In this Dec. 15, 2017 file photo, President Donald Trump, left, sits with Attorney General Jeff Sessions during the FBI National Academy graduation ceremony in Quantico, Va. Trump is still roiling about Sessions' decision to recuse himself from the Russia probe, an act of perceived disloyalty. Trump has repeatedly complained about his attorney general and took to Twitter again Wednesday, May 30, 2018, to voice regret about appointing Sessions. (AP Photo/Evan Vucci, File)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions është shkarkuar nga presidenti Donald Trump. Sessions, një ndër mbështetësit e parë të presidentit Trump në 2016, ka qenë nën shënjestrën e presidentit prej muajsh, që kur ka deklaruar abstenimin në hetimet mbi Russiagate.

Zgjedhja e abstenimit u krye prej faktit që Sessions i kishte fshehur Senatit përgjatë fazës së emërimit të tij, takimet e tij me ish-ambasadorin rus në SHBA përgjatë fushatës elektorale të Trump. Session në atë periudhë punonte për Trump në pozicionin e senatorit. Ai ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të stafit te Shtëpisë së Bardhë, John Kellyt.

Largimi i Session ngre jo pak dyshime mbi të ardhmen e punës se Robert Mueller, prokurorit special të emëruar nga Rosenstein, për të hetuar mbi ndërhyrjen e presupozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe mbi marrëveshjet e fshehta të fushatës së Trump me Moskën. Emërimi i shefit të ardhshëm te drejtësisë do duhet të aprovohet në Senat, i cili kontrollohet ende nga Republikanet. Presidenti Trump ndërkohë, në një postim në Twitter falenderon Prokurorin Session për shërbimet e tij dhe i uron më të mirat.

 

Zjarr Tv Ad