Trump shpërthen ndaj Macron në samit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi homologun e tij francez Emmanuel Macron se komenti i tij se “truri i NATO-s ka vd ek ur”  ishte i shpifur. Trump ndodhet në Londër në Samitin që shënon  70 vjetorin e aleancës ushtarake perëndimore.

Presidenti amerikan tha se NATO i shërbeu një qëllimi të shkëlqyer dhe se fjalët e Macron ishin “shumë fyese”. Ai gjithashtu shtoi se mund ta shihte Francën duke u “shkëputur” nga NATO, por nuk shpjegoi arsyen.

Sidoqoftë, në një konferencë të përbashkët shtypi me Macron më vonë, Trump foli me një ton më të ngrohtë, duke theksuar se të dy vendet kishin bërë shumë gjëra të mira së bashku si partnerë. Macron tha se e dinte që komentet e tij për NATO-n tronditën shumë njerëz, por shtoi se i qëndronte fjalëve të tij.

Zjarr Tv Ad