Trump viziton kufirin, kërcënon se do deklarojë një ’emergjencë kombëtare’

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare,” u tha ai gazetarëve. Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet që është duke u shqyrtuar mundësia e devijimit të fondeve të caktuara për projektet e rindërtimit. Qeveria ka qenë në mbyllje të pjesshme për 20 ditë, duke lënë rreth 800,000 punonjës federal pa pagesë. Presidenti Trump refuzon të nënshkruajë legjislacionin për të financuar dhe rihapur qeverinë nëse nuk përfshin 5.7 miliardë dollarë për një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Por bisedimet për buxhetin janë ndërprerë pasi demokratët, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, refuzojnë t’i japin atij paratë. Krerët republikanë këmbëngulin se partia qëndron prapa presidentit, edhe pse disa ligjvënës republikanë kanë folur në favor të përfundimit të mbylljes.

Zjarr Tv Ad