Donald Trump dhe zonja e parë Melani vizituan të plagosurit e masakrës së shkollës së mesme në Florida. Të dy falenderuan agjentët e policisë dhe ekipet mjekësore për punën e bërë dhe përkushtimin. Presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës Donald Trump i shoqëruar nga zonja e parë Melani, ka vizituar të plagosurit e masakrësn në gjimnazin e Florida ku ka lavdëruar punën e mrekullueshme të ekipit mjekësor dhe shërbimeve të urgjencës. Duke konfirmuar se ishte takuar me viktimat e kësaj ngjarjeje, presidenti amerikan u shpreh para mediave se ishte shumë trishtueshme që një gjë e tillë mund të ndodhë. Më pas kreu i shtëpisë së bardhë dhe zonja e parë lavdëruan forcat e rendit ku Trump theksoi se kishte qenë në spital me shumë prindër dhe ata ishin shumë mirënjohës ndaj agjentëve të policisë. Të pranishëm ishin dhe guvernatori i Florida dhe senatori Marco Rubio. Trump theksoi se të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë ishin në gjendje të qëndrueshme duke marrë në konsideratë atë që kishin përjetuar. Edhe pse vizita ishte planifikuar për të hënën e ardhshme, presidenti amerikan u shpreh se nuk kishte duruar dot. Zonja e parë falenderoi personalisht agjentët e policisë duke thënë se kishin shpëtuar të rinjtë dhe të ardhmen e vendit. Më pas ajo bëri apel që të tregohej kujdes për brezin e ri. Ndërkohë CNN bën të ditur se 19 vjeçari Nikolas Cruz, autori i masakrës i cili vrau 17 persona, gjatë vitit 2017 kishte blerë të paktën pesë armë zjarri.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...