Trump-Xi Jinping për Hong Kongun

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan dhe ai kinez mund të takohen personalisht për të diskutuar mbi krizën dhe zgjidhjen sa më paqësisht të konfliktit në Hongkong. Kina vazhdon të mbajë qëndrime kritike ndaj protestave të dhunshme, dhe ka mobilizuar mijëra trupa dhe mjete ushtarake në kufi me rajonin e vetëqeverisur kinez.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar një takim personal me homologun e tij kinez, Shi Xhinping, për të folur për krizën politike në Hongkong.

Me anë të një postimi në Tëitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson që situata në rajonin gjysmautonom të Kinës do të zgjidhet paqësisht.

Trump: Unë e njoh shumë mirë presidentin kinez Shi. Ai është lider i fortë që respektohet nga populli i vet. Nuk kam asnjë dyshim se nëse presidenti Shi do që problemi në Hongkong të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë humane, ai mund ta bëjë,” shkroi Trump, duke e mbyllur postimin e tij me pyetjen për një takim privat mes palëve.

Postimi erdhi pas kritikave se lideri amerikan nuk i ka kushtuar vëmendje rebelimit antiqeveritar në Hongkong.

Protestat nisën prej muajit mars por tensionet janë rritur veçanërisht në dhjetë javët e fundit.

Si provokim shërbeu projektligji që parashikon ekstradimin e personave të kërkuar drejt Kinës.

Edhe pse nisma është pezulluar, vijon aksioni opozitar për demokraci dhe përplasjet me autoritetet lokale.

Pekini i ka krahasuar protestuesit e dhunshëm me terroristë, dhe nuk e ka përjashtuar opsionin e ndërhyrjes ushtarake për të garantuar ruajtjen e rendit publik.

Në gatishmëri mendohet se po qëndrojnë mijëra trupa dhe makina të forcave të armatosura, të cilat edhe të enjten parakaluan brenda një stadiumi në një qytet kufitar me Hongkongun.

Ndërhyrja ushtarake në qytet do të ishte e para që nga viti 1997, kur rajoni i vetëqeverisur iu bashkua Kinës.

Zjarr Tv Ad