Trupa gjyqësore nis përzgjedhjen e zëvendëskryetarëve në Pukë, Berat dhe Korçë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupa gjyqësore në disa gjykata të vendit ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve të saj.

Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësore Pukë, Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, informon Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një njoftimi për shtyp.

Në rregulloren e miratuar nga KLGJ, mbledhja e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhje të menjëhershme nëpërmjet një votimi.

“Këshilli Lartë Gjyqësor thekson që zgjedhja e organeve drejtuese në gjykata, do të jetë një përparësi e punës së tij, duke garantuar kështu, një përmbushje të detyrave dhe funksioneve të gjykatave për pasojë dhe një mbështetje të funksionimit të sistemit gjyqësor në vend. Për shkak të rëndësisë së madhe që ka organizimi i këtij procesi, ka caktuar që disa anëtarë të tij të ndjekin nga afër zhvillimin e mbledhjeve të përgjithshme në këto gjykata” informon KLGJ .

 

Zjarr Tv Ad