Trupat amerikane respektuan marrëveshjen dhe u larguan brenda 31 gushtit, SHBA-të paskan ‘plan B’ për Afganistanin, ja pse mund të rikthehen sërish

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtari i fundit amerikan iku një javë më parë ngë Kabuli i Afganistanit, ndërsa kanë filluar të vijnë paralajmërimete se ushtria e SHBA-ve mund të detyrohet të rikthehet aty.

Senatori republikan Lindsey Graham i tha BBC-së se tani që amerikanët u larguan, Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat prej aty mund të   planifikojnë sulme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001.

“Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në një tjetër edhe në Afganistan”, tha ai.

SHBA-të u tërhoqën nga Afganistani pas një lufte 20 vjeçare aty duke theksuar se qëllimi u arrit përmes eliminimit të çdo rreziku që në të ardhmen të planifikohen sulme terroriste nga ky shtet ndaj superfuqisë botërore.

Zjarr Tv Ad