TSIPRAS IRONIZON ME PROTESTËN KUNDËR TERMIT MAQEDONI

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Tërmeti dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Demokracia e Re, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, pas protestës të së dielës në Athinë. “Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë. Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët”, vijon më tej deklarata. Gjithashtu nënvizohet se “shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizioni, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”. Policia greke njoftoi se në sheshin Sintagma, protestuan 140 mijë qytetarë dhe jo 1.5 milionë, siç pretendojnë organizatorët. Lidhur me manifestimin ka reaguar dhe ministri i jashtëm, Nikos Kotzias. “Miliona patriotë grekë bënë zgjedhjen e tyre. Kështu që unë vazhdoj me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi për të negociuar për të mirën e vendit”, nënvizon shefi i diplomacisë greke. Ndërkohë, në Shkup një zyrtar i qeverisë maqedonase ka nënvizuar se ekzekutivi I drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk do të komentojë protestën në Athinë. Kurse lider i opozitës, Hristijan Mickoski, theksoi në një intervistë televizive se zhvillimi I së dielës në Greqi ka dëmtuar perspektivat për një marrëveshje mes dy vendeve për çështjen e emrit. Protesta e opozitës greke erdhi pas intesifikimit të negociatave mes Shkupit dhe Athinës. Sipas mediave greke, ndërmjetësuesi I OKB-së, Mattheë Nimetz, ka vendosur në tavolinë 3 propozime të cilat janë: “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia Veriore”. Por opozita dhe partia qeveritare “Grekët e Pavarur” kundërshtojnë me forcë përdorimin e termit “Maqedoni” në emrin e ri të fqinjëve veriorë.

 

Zjarr Tv Ad