“T’u japim krahë dhe t’i mbështesim”- Ilir Meta me të rinjtë e Lezhës: Bashkimi i tyre është fuqi bërthamore!

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sërish foto me të rinjtë e qytetit të Lezhës për të cilët shprehet se bashkimi i tyre është si një fuqi bërthamore.

Meta thekson se të rinjve duhet t’i jepet krahë dhe të mbështetën në mënyrë që e gjithë Shqipëria të rifitojë gjallërinë dhe të ketë me shumë shpresë.

“Bashkimi i të rinjve është fuqi bërthamore! Le t’u japim krahë dhe t’i mbështetim sa më shumë në mënyrë që Lezha dhe e gjithë Shqipëria të kenë më shumë gjallëri, më shumë shpresë dhe një të ardhme të shkëlqyer, ashtu siç të rinjtë shqiptarë e meritojnë”, thekson Meta.

Kreu i PL-së ka takuar sot strukturat e kësaj force politike, ku ka shprehur dhe shqetësimet publike për mungesën e vëmendjes nga qeveria Rama.

Zjarr Tv Ad