Tubim në Gjirokastër në nder të Kacifas, policia masa për të shmangur incidentet

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Masa të shtuara sot në Gjirokastër, ndërkohë që pritet të mbahet një ceremoni për të 40-t e Kostandinos Kacifas, vrarë nga policia në Bularat.

E ndërsa më shumë se 200 grekë janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas kontrolleve të imtësimshme që iu është bërë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Ata udhëtojnë sot drejt Shqipërisë për ceremoninë përkujtimore të Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në zonën e Bularatit, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë vendore të Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se shtetasit grekë kanë pasur një përplasje dhe me mediat që kanë qenë sot të pranishme në kufi, pasi kanë kërkuar që të mos filmoheshin.

Burime bëjnë me dije po ashtu se sot në Gjirokastër ka një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Dy tubime do të mbahen sot në rrethin e Gjirokastrës. I pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës nga një grup patriotësh shqiptarë.

 

Zjarr Tv Ad