Tuna mahnit me setin fotografik, ja si duket…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tuna është një nga këngëtaret më të komentuara  të showbizit shqiptar dhe mund të thuhet, se është shumë e dashur për publikun. Ajo është në përgatitje të albumit të saj më të ri muzikor.

Ndërkohë Tuna vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, këngëtarja ka sjell për fansat disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft atraktive me një kostum të hirtë.

Flokët e dredhura dhe të kapura pak lartë, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të tyre e kanë komplimentuar për dukjen e saj.

Ka më shumë se 1 vit që ajo dhe Patrisi janë bërë prindër të një djali të quajtur Tian. Ajo së bashku me bashkëshortin, jetojnë në Prishtinë dhe është  mjaft e përkushtuar për familjen e saj.

 

 

Zjarr Tv Ad