Tupja: Gjuha shqipe po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh shqiptarët do pyesin njëri- tjetrin: “A flet shqip”

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, i ftuar më parë në një intervistë në RTSH tha se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari- shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”?
Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra. Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe.

Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha.”, tha Tupja.

Zjarr Tv Ad