Turistët suedezë rrëfejnë tronditjen nga aksioni i paligjshëm i IKMT-së te “Prestige Resort”: U zgjuam nga një zhurmë e tmerrshme! Disa makineri…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në momentin e aksionit, në hotelin prestigjioz ndodheshin të paktën 50 turistë suedezë të cilët kanë parë me sytë e tyre si një zonë e tij u shkatërrua nga ekskavatorët.

“Njerëzit janë të shokuar, ka polici dhe postblloqe”, thotë Johan, një prej turistëve që ndodheshin në hotel.

Media suedeze shkruan se hoteli përshkruhet në faqen e internetit të agjencisë “Apollon” si një resort me vendndodhjen me të mirë.

Prej 5 ditësh Johan dhe gruaja e tij po pushon në këtë resort duke shijuar zhytjet në pishinë. Por herët mëngjesin e të premtes ata u shokuan nga ajo që pamë.

“U zgjuam nga një zhurmë e madhe jashtë dritares. Hodha sytë jashtë dritares dhe pashë me habi sesi makineritë e mëdha po shkatërronin pishinën dhe pjesët e jashtme të hotelit.

Njerëzit u tronditën. Gjithçka ishte kaos. Policia, kordonët, ekipet televizive. Stafi që ka kishte akomoduar në këtë restort kishte nisur të gjente ambiente të reja për ne”, shprehet ai.

Edhe suedezi Melker dhe e dashura e tij qëndronin në dhomën e hotelit teksa aksioni vazhdonte.

“Na thanë të rrimë larg. Ata ende po gërmojnë atje. U zgjova në shtatë të mëngjesit nga diçka që klithte si ferr. Mendova “çfarë dreqin është kjo gjë?”. Pastaj, kur do hanim mëngjes, ishin 50 policë në këmbë dhe rrethonin pishinat. Stafi i hotelit qëndronte pranë dhe qanin, nuk dinin ku të shkonin”, shprehet ai.

Zjarr Tv Ad