Turistja humb portofolin, shqiptari bën gjestin e madh

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai e gjeti atë dhe e dërgoi direkt në rajonin e policisë ndërsa ajo u paraqit në dhomën e mbrojtjes së selisë së policisë në Imperia me një pamje të trishtuar.

Një turiste gjermane, shpjegoi se ajo kishte humbur portofolin e saj që përmbante para dhe dokumente. Gruaja ndodhej  në Imperia me pushime me burrin e saj ku dhe humbi portofolin një ditë më parë duke ecur në qendër të qytetit.

Shqetësimi i saj ishte i dukshëm në fytyrë pasi brenda kishte shumë para dhe dokumentet e nevojshme për rikthim në shtëpi.

Policia filloi menjëherë analizimin e të dhënave dhe doli se disa orë më parë një shqiptar 56-vjeçar, një punonjës, kishte ardhur në të njëjtat zyra, tek një operator tjetër, për të ofruar një portofol të gjetur në Piazza Roma.

Portofoli ishte pikërisht ai që kërkonte kjo turiste.

Një rekord dhe një demonstrim i bukur i ndershmërisë nga ana e qytetarit shqiptar. Gruaja gjermane mbeti e surprizuar dhe nuk mundi ta fshehë aspak gëzimin kur mori portofolin që për më tepër kishte çdo gjë brenda tij.

Kishte të gjitha paratë, rreth 400 euro, kartat e kreditit Visa dhe dokumentet e çmuara që, nëse do të humbnin, do ta detyronin atë të hynte në një proces të gjatë burokratik.

Turistja gjermane kërkoi të lidhej vetë me punonjësin shqiptar për ta falenderuar personalisht.

 

Zjarr Tv Ad