Turizmi, agjencitë ruse përfundojnë turin njohës nëpër Shqipëri

0
560
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbaroi sot turi familjarizues i agjencive turistike ruse nëpër Shqipëri, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit bashkë me kompaninë turistike shqiptare KLSU Travel.

Në përfundim të udhëtimit katërditor (Tiranë-Durrës-Vlorë-Sarandë-Gjirokastër-Berat-Krujë-Tiranë) operatorët rusë u prtitën në një takim nga zv.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete. Gjatë një diskutimi tepër të vlefshëm ku mori pjesë edhe Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mënyrat e aktivizimit të lidhjeve turistike midis dy vendeve dhe rritjes së fluksit turistik nga Rusia në Shqipëri. Ndër sfidat kryesore u përmendën vendosja e linjës ajrore direkte Moskë-Tiranë, organizimi i një vizite njohëse të gazetarëve rusë në Shqipëri, përmirësimi i infrastrukturës turistike shqiptare, përfshirë këtu krijimin e sistemit të hoteleve “all inclusive”, promovimi i imazhit pozitiv të Shqipërisë në tregun rus, si dhe angazhimi i udhërrëfyesve rusishtfolës në punën me grupe turistike nga Rusia.

Operatorët turistikë rusë “Space Travel” (Moskë), “AVT” (Kazan) dhe “Pegas Tour” (Çelabinsk) dhe përfaqësuesi i kompanisë ajrore Qatar Airways në Moskë falënderuan palën shqiptare për organizimin e turit dhe shprehën përshtypjet e tyre tejet pozitive nga Shqipëria dhe potenciali i saj turistik, i cili ende mbetet i panjohur për rusët.

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se vizita e agjencive ruse është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin e frytshëm midis palëve që ka për qëllim tërheqjen e turistëve rusë në Shqipëri.

BW/d.i.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad