Turku kapet në Kapshticë me 9 emigrantë në kamion

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas turk është kapur sot nga policia pasi në kamionin e tij u gjetën të fshehur 9 emigrantë të paligjshëm, në pikën kufitare të Kapshticës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:

R. D., 60 vjeç, banues në Tekirdag, Turqi dhe R. M., 51 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetet kamion tip “Daf” dhe “Benz”, që secili nga këta shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 9 emigrantë, të cilët kishin synim kalimin drejt vendeve të BE-së,” njofoti policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad