Turneu miqësor në Maqedoninë e Veriut, talenti i Barcelonës bashkohet me kombëtaren kuqezi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të fillojë ditën e shtunë grumbullimin e rradhës për tu përgatitur për pjesëmarrjen në “Friendly Development Tournament”, turne që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, nga data 26 deri më 30 Gusht.

Kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen në qytetin e Elbasanit ku do të zhvillojnë tre seanca stërvitore përpara udhëtimit për në Shkup. Në këtë turne do të marrin pjesë përfaqësueset U-15 të Maqedonisë, që është edhe organizatore e turneut, Kosova dhe Mali Zi.

Shqipëria do të bëj debutimin ditën e martë, në datë 27 Gusht përballë bashkombasve të Kosovës në orën 17:00. Ndeshja e dytë për këtë turne do të jetë një ditë më pas, më 28 Gusht, përsëri në orën 17:00 dhe përballë do të jetë Mali Zi. Ndeshja e tretë dhe përmbyllëse e këtij turneu është me vendasit e Maqedonisë së Veriut, që do të zhvillohet më datë 30 Gusht, në orën 11:00, në Qendrën Stërvitore të Federatës maqedonase.

Trajneri Armand Dama, për këtë turne ka grumbulluar 22 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me kujdes dhe do të mbahen në monitorim me qëllim për të parë elementët më cilësorë që në të ardhmen do ti bashkohen kombëtareve të moshave.

Në këtë listë janë grumbulluar shumë lojtarë nga akademitë brenda Shqipërisë por bie në sy edhe prania e elementëve nga jashtë, si Sherifi nga Barcelona, Fikaj e Hasanago nga Panathinaikos, Kasa e Muça nga Breshia por dhe Kaba nga Shkëndija Tetovës.

Zjarr Tv Ad