“Turp, burri me 500 lekë në xhep”, naftëtari: Do iki në Greqi të vjel ullinj, nuk u dal dot para fëmijëve, duan bukë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme ka vijuar ‘shtetrrethimi’ në rafinerinë e Ballshit ku forca të shumta policie po pengojnë prezencën e naftëtarëve gjatë momentit që po bëhet çmontimi i uzinës së naftës. Naftëtarët thonë se nuk e dinë se kush po e kryen këtë çmontim dhe kanë kërkuar gjithashtu që të zhvillohet një senacë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, sa i përket problemit të tyre që vijon të jetë i pazgjidhur prej vitesh tashmë.

Ata kërkojnë që Kuvendi të shprehë vullnetin mbi çmontimin e rafinerisë dhe të zbatohet ligji në mënyrë që paratë e fituara pasi objektet të çohen për skrap, të jepen për naftëtarët ashtu siç e parashikon ligji.

Njëri prej naftëtarëve: Është turpi i botës, të punosh 30 vite në rafineri dhe të mos kesh bukë të hash dhe të prishet në këtë formë, është skandaloze. Krahasoje me Maqedoninë e Veriut, të jesh atje naftëtar, ke privilegje ndërsa këtu nuk ke bukë të hash. Çfarë të themi më? Na vjen zor edhe të dalim para gjithë njerëzve. Ne na vjen turp të dalim para fëmijëve, ka burri 500 lekë në xhep? Do ikim jashtë shtetit se skemi zgjidhje tjetër. Iku nëntori ne nuk kemi marrë asnjë lekë. U bëj thirrje naftëtarëve të bashkohen dhe të kërkojmë me protesta paqësore atë që na takon se është turp jemi në mes të Europës. Unë do iki në Greqi do vjel ullinj atje se nuk kam zgjidhje tjetër, fëmijët duan bukë.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj:

Duke parë që të gjitha palët ju japin të drejtë naftëtarëve dhe janë dhënë disa opsione, vënia në punë e rafinerisë dhe çmontimi i uzinës pasi të jetë shpallur falimentimi, të gjithë të ardhurat e t’i shpërndahen naftëtarëve. Këto firma do t’i drejtohen parlamentit të Shqipërisë sepse ky është një objekt I rëndësisë së veçantë dhe nuk mund të shpallet falimentimi pa vendim nga parlamenti.

Zjarr Tv Ad