Turp kolektiv ti rrisësh pagën vetes, nxit përbuzjen nga poshtë lart

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artan Fuga

Rritja e rrogave me katapultë, siç hidhet lart katapulta me pilotin e një avioni në rënie pikiatë, pra rritja e pagave për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa të pagave të të gjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, jashtë një ngritje reale ekonomike, është e padrejtë, po se po kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë; nxit gomarllëkun, budallallëkun dhe parazitizmin; shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në këto përmasa në asnjë vend të botës; krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit; nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave dhe o burra, bëhuni deputetë dhe në një farë mënyre me këto paga deputetët e opozitës blihen me para dhe, veç faktit që nxit emigrimin nga ndjenja e padrejtësisë si edhe krijon shpërpjestime mes profesioneve, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.

Dhe, veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes dhe të krijosh kushte luksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin, nxit bllokimin e trurit,

Në vend që nga 140 deputetë, t’i bëjnë 50, se aq mjaftojnë dhe janë në përpjestim me frymët e popullsisë sipas vendeve të BE e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli – por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mos votim, e gjithçka tjetër!

Turpi i madh është se pasi morën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit! Dhe duan që njerëzit t’i votojnë pastaj!

Jo më kot qeveriset me votën e jo më shumë se 20 përqind të shqiptarëve, pra me legjitimitetin që të jep vota e 1 ndër 5 shqiptarëve! Pra, ata që kanë privilegje. Kjo quhet oligarki, sipas Aristotelit.

Zjarr Tv Ad