Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.
‘Nongrata e sajuar ndaj Saliut, nuk mund të jetë justifikim i faqezinjve që kanë mandat pa vota’, shkruan Manjani në Facebook.
Gjithashtu Manjani i thekson se ‘AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike’.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Nongrata e sajuar ndaj Saliut, nuk mund të jetë justifikim i faqezinjve që kanë mandat pa vota.
AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike.
Le të dalin të marrin vota opozitare nga prehri i RamBallës ku janë ulur e nga ku gjuajnë me gurë edhe ish të përndjekurit politikë.
Bahhh, çfarë turpi!
Faqezinj!