“Turp o burrë, legen”, Dashamir Shehi flet pas debatit me Shalsin: Pupacët e vegjël imitojnë shefin

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi ka reaguar pas një debate të një dite  më parë me kreun e Komisionit të Ekonomisë Eduart Shalsi. Në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi, Shehi u shpreh ai mban limitet e tij pasi në 30 vite nuk ka shkelur asnjëherë fjalorin.

“Unë mbaj një limit normal. Në 30 vite s’më ka parë njeri të shkel as fjalorin. Jam nëpunës i vjetër, i edukuar. Unë kam parë edhe më të prapë se Shalsi. Nuk e shoh fare si hall këtë punë. Unë shoh si hall që këtu lexohet një copë letër dhe shkojnë me kërkuar 500 mln- 700 mln lekë borxh. Nuk kanë faj sepse grupi i Partisë Socialiste u tallën me shtetin. Tani u duket çudi si ka njerëz që kundërshtojnë”, tha Shehi.

Ai u shpreh se Rama ia ka trasmetuar mënyrën e diskursit të gjithë piramidën e tij duke e përkthyer kështu sjelljen e Shalsit dje në komision.

“Rama ia ka transmetuar të gjithë piramidës së vet, Po të shkosh te një drejtor shkolle të kërkosh një libër të përgjigjet me arrogancë. Pale të shkosh te një punonjës hipoteke të kthehet ku je ti këtu, ku jeton ti. Këta pupacët e vegjël mundojnë të imitojnë shefin. Kjo është e vërteta reale për këtë punë. Nuk më shqetëson ai mua. Unë kam 30 vite që debatoj me burra sa 50-fishi i atij”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad