Turqi/ Shembet ndërtesa 8 katëshe, 2 persona humbin jetën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipet e shpëtimit në Stamboll po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënojat e një blloku apartamentesh prej 8 katësh që u shemb.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë u plagosën, por mendohet se ka shumë njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja në ndërtesën në qytetin Kartal.

Ndërtesa është shtëpia e 43 njerëzve që jetonin në 14 apartamente. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi fatkeqësinë e pasdites së të mërkurës.

Sipas guvernatorit, tre katet e sipërme të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht. Sipas CNN Turk, ndërtesa u rrëzua rreth orës lokale 16:00.

Zjarr Tv Ad