Turqi, shkarkohen 3 kryebashkiakë

0
3

urqia ka ashpërsuar fushatën kundër militantëve kurdë duke shkarkuar tre kryebashkiakë dhe arrestuar mbi 400 persona të tjerë. Shkarkimi i zyrtarëve të zgjedhur është cilësua si goditje kundër demokracisë nga ish-kryebashkiakët dhe opozitarët republikanë.

Qeveria turke ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakët e tre provincave me shumicë kurde me dyshimin se propagandonin ose bashkëpunonin me grupet terroriste.

Tre zyrtarët e bashkive të Dijarbakirit, Mardinit dhe Vanit që fituan zgjedhjet lokale të marsit, u zëvendësuan me guvernatorët e provincave të caktuar nga qeveria.

“Kjo procedurë joligjore është e papranueshme dhe sinjalizon periudhë të re për vendin. Njësoj si tërmeti vdekjeprurës i 17 gushtit 1999, edhe 19 gushti do të mbahet mend në histori si tërmeti që shkatërroi vlerat politike dhe demokratike, dhe zbatimin e ligjit në Turqi,” deklaroi të hënën i revoltuar kryebashkiaku i shkarkuar i Dijarbakirit, Selçuk Mizrakli, që është edhe anëtar i Partisë Demokratike Popullore prokurde.

Shkarkimi i zyrtarëve riktheu në kujtesë skenat e tri viteve më parë, kur pas grushtit të dështuar të shtetit, po ashtu u ngritën të njëjtat akuza madje edhe u arrestuan qindra kryebashkiakë dhe mijëra anëtarë të partisë prokurde.

Në vazhdën e operacionit “Kthetra” kundër organizatës terroriste “Partia e Punëtorëve të Kurdistanit”, të martën Ministria e Brendshme turke njoftoi se mbi 420 bashkëpunëtorë të dyshuar në 29 provinca të vendit dhe në veri të Irakut po ashtu janë arrestuar apo neutralizuar.

PKK-ja cilësohet grup terrorist nga Turqia, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Militantët e saj luftohen nga autoritetet që nga viti 1984, kur grupi bëri kryengritje me synimin për të pasur një shtet të pavarur turk në Turqinë Lindore.

Fushata e kundërterrorit në tri dekadat e fundit raportohet të ketë lënë rreth 40 mijë viktima nga të dyja palët.