Turqia bëhet “gazi i botës”/Erdogan nuk ka një karrige për presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja është pagëzuar me termin “sofagate”. Në mes qëndron një divan, në të cilin presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, akomodoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ndërsa ai dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, zunë vend te karriget zyrtare ku pas tyre qëndronin flamujt përkatës. Në video dëgjohet një psherëtimë zhgënjimi nga Leyen.

 

“Dikush duhet të turpërohet nga mungesa e një ulëse të përshtatshme për Ursula Von Der Leyen në pallatin e Erdogan. BE-ja sinjalizoi pranimin e dialogut, por ne jemi të prerë për vlerat tona. Gratë meritojnë të njëjtin trajtim si kolegët e tyre burra”, deklaruan Partitë Popullore Europiane.

 

Të tjerët drejtuan gishtin nga Charles Michel. Një eurodeputet francez e konsideroi të papranueshëm faktin që Presidenti i Këshillit Europian pranoi dhunën simbolike të detyruar nga Erdogan. Gjithashtu, solli fakte që në të kaluarën ka pasur trajtime të tjera për liderët e BE-së.

Zjarr Tv Ad