Turqia deporton xhihadistët, riatdhesohet një luftëtar amerikan i grupit ISIS

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turqia po i përmbahet zotimit për të deportuar mijëra luftëtarë xhihadistë të kapur ndër vite dhe që tani strehohen në burgjet vendëse. Një luftëtar amerikan i grupit terrorist ISIS është riatdhesuar në vendin, ndërsa dhjetëra shtetas europianë pritet të dorëzohen në ditët në vijim.

Turqia ka nisur të riatdhesojë luftëtarët e kapur të ISIS drejt shteteve të tyre të origjinës.

Ministria e Brendshme turke njoftoi se njëri nga militantët e Shtetit Islamik u deportua të hënën në Shtetet e Bashkuara.

7 shtetas të tjerë nga Gjermania, 11 francezë, 3 danezë dhe dy irlandezë pritet të riatdhesohen me përfundimin e procedurave në qendrat e deportimit.

Raportohet se në listën e pritjeve janë 2,500 militantë, shumica me origjinë nga Europa.

Rreth 300 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u kapën muajin e kaluar gjatë inkursionit kundër luftëtarëve kurdë në Siri, ku strehohen mbi 90 mijë të tillë.

Sipas presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, në burgjet turke ruhen mbi 1,100 pjesëtarë të grupit terrorist.

Autoritetet thonë se vendi nuk mund të shërbejë si hotel për xhihadistët e huaj edhe për qëllime sigurie.

Shtetet si Franca, Britania dhe Belgjika refuzojnë të marrin përsipër të dyshuarit me arsyetimin se me pjesëmarrjen krah Shtetit Islamik, al-Kaidës apo al-Shababait personat kanë hequr dorë nga nënshtetësia fillestare.

Sipas tyre, u takon sistemeve të drejtësisë në Siri dhe Irak që t’i gjykojnë ata për krimet e kryera.

Zjarr Tv Ad