Turqia ndihet e braktisur nga Europa

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Turqia ndihet e braktisur nga Europa në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, dhe kërcënon  kontinentin e vjetër se mund ta paguajë shtrenjtë indiferencën ndaj saj.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Sojlu, deklaroi në fundjavë se fundi i bashkëpunimit mes dy aleatëve do të kishte pasoja shkatërrimtare për stabilitetin e Europës.

“Nëse Turqia nuk do e trajtonte me vendosmëri këtë problematikë, asnjë qeveri në Europë nuk do të mund t’i mbijetonte valës së emigracionit të paligjshëm më shumë se gjashtë muaj” u shpreh Sojlu.

Sojlu drejtoi ankesa edhe për qëndrimet e Bashkimit Europian për ta trajtuar vendin e tij si një qendër për refugjatët, ndërsa në këmbim nuk ka përmbushur detyrimet miliarda dollarë që palët kishin dakordësuar në vitin 2016.

Turqia konsiderohet një nyjë kryesore për personat që tentojnë të kalojnë në Europë për qëllime paqësore, veçanërisht nga viti 2011 kur nisi lufta civile në Siri.

Mësohet se rojat bregdetare të Turqisë shpenzojnë 70 për qind të kapaciteteve të tyre për ndalimin e emigrantëve dhe kontrabandistëve nga Lindja e Mesme, që në vitin 2018 arritën shifrën 268 mijë.

Qëndrimet e fundit vijnë në kohën kur ministrat e BE-së po mbajnë një samit në Paris pikërisht me fokus çështjen e emigracionit dhe masat që duhen marrë për emigrantët që shpëtohen në ujërat e Mesdheut.

 

Zjarr Tv Ad