Turqia u kthen përgjigje kërcënimeve Greke

0
893
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Së fundmi, ministri turk i Mbrojtjes, Hukusi Akar ka kërcënuar Greqinë, duke i kthyer kështu përgjigje deklaratave të homologut grek. Ministri Akar foli për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

“Të gjithë duhet të qëndrojnë larg sfidave. Përndryshe, të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore. Ne jemi për miqësi, paqe dhe stabilitet, por nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara“, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Turqisë.

Ai i ka kthyer përgjigje kërcënimit të ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili dy ditë më parë deklaroi se: “Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”. Tensionet nisën të enjten, kur pak pasi helikopteri i ministrit Kamenos ishte ulur në ishullin Kastelorizo në Egje, mbi të fluturuan dy avionë turq F16. Kjo shkaktoi zemërimin e palës greke dhe deklaratën kërcënuese të ministrit Kamenos. Ndërsa pasditen e djeshme, disa avionë luftarakë turq fluturuan mbi hapësirën ajrore të Greqisë në Egje, duke bërë haptazi një tjetër provokim.

 

Zjarr Tv Ad