Turqia urdhëron arrestimin e 1112 personave

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 1112 personave që dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili akuzohet për orkestrimin e tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016. Ky është një nga operacionet më të mëdhaja që ka nisur kundër mbështetësve të Gylenit. Sipas CNN turk, operacioni është përqendruar kryesisht në Ankara dhe në 76 provinca të tjera. Që në nisje të këtyre operacioneve në total janë arrestuar 77 mijë persona. Po ashtu autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar 150,000 nëpunës civilë dhe personel ushtarak. Autoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Gylen, një ish-aleat i presidentit Tayyip Erdogan, ka mohuar përfshirjen në përpjekjen e grushtit të shtetit.

Zjarr Tv Ad