Turqia vijon sulmet ndaj bazave kurde

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria turke vijon sulmet ajrore ndaj bazave kurde në Irakun verior, teksa gjatë ditës së djeshme raportuan se vranë të paktën 19 luftëtarë, ndërsa ata po përgatiteshin për të nisur një sulm në rajonet ku janë vendosur bazat turke, thanë autoritetet e Ankarasë në një deklaratë në Twitter.

Po sipas deklaratës zyrtare të autoriteteve turke, gjatë sulmeve ajrore u shkatërruan edhe bazat e militantëve, si dhe një sërë stoqesh me municione, të cilat përdoreshin nga luftëtarët kurdë, për të sulmuar bazat turke.

Turqia në muajt e fundit ka kryer sulme në bazat e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në Irakun e veriut, veçanërisht në kështjellën e tij në malet Qandil, ku Ankaraja gjithashtu ka kërcënuar të kryejë një ofensivë tokësore.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë që kur PKK filloi kryengritjen e saj në Turqi në vitin 1984, ndërsa 7 ishin vrarë edhe një ditë më parë, të martën. Kjo parti është caktuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Zjarr Tv Ad