“Turqit erdhën për të mbrojtur popullin shqiptar”, reagon Rektorja e Universitetit të Shkodrës pas deklaratës së ambasadorit Yoruk që shkaktoi shumë polemika!

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi ka reaguar pas deklaratës të Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, i cili në ambientet e këtij universiteti tha se Turqit nuk erdhën për të vrarë, por për të mbrojtur popullin shqiptar.

Reagimi i rektores së Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi:
“Dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me diskutimet që u bënë gjatë këtyre ditëve mbi vizitën e Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës.
E para, për qëndrimet e ambasadorit turk dhe të asnjë ambasadori nuk kam tagrin të flas.
E dyta, për sa i takon interpretimeve që i janë bërë fjalës sime dua të sqaroj se përsonalisht mendoj dhe kam bindjen time se Shqipëria ashtu si shumë shtete ka kaluar sfida e pushtime nga shtete të ndryshme që shume mirë historia jonë i njeh si pushtues dhe për këtë biem të gjithë dakort. Fjala ime ka qenë një mesazh kortezie për vizitën e ambasadorit dhe nuk ka vënë dhe as ka pasur për qëllim të merret me të vërtetat historike që ne i dimë krejt mirë.

Por në kontekstin e një tjetër Europe sot , që gjithnjë e më shumë po sfidohet për kufij të hapur në interesat e kombeve. Mbetemi të mendimit se duhet te ecim me gjuhën e miqësisë me çdo shtet..
Të vrarë të cilët nderohen si deshmorë dhe duhet të nderohen si të tillë në përjetësi ashtu siç nderojmë dhe ne dëshmorët tanë të nderuar e të paharruar në gjitha etapat e historisë.
Por sot këto shtete europiane i kanë dhënë një leksion të një dimensioni tjetër botës, pasi pa harruar të shkuarën, sillen si kombe pa kufij”

Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük dy ditë më parë ka lëshuar një deklaratë “bombastike” gjatë një evenimenti në Universitetin e Shkodrës. Teksa ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori turk ka deklaruar se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare.

Zjarr Tv Ad