“Ty të ka Rama të afërt, je dhëndri i shokut”, Bejko dhe Këlliçi përplasen në emision: Ti je enverist, shko në Lazarat

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Belind Këlliçi dhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit në emisionin Open.

Këlliçi ndërhyri në një moment gjatë fjalës s ëBejkos, ndaj ky i fundit me ironi i tha se Rama e ka të afërt Këlliçin, pais e ka dhëndrin e shokut.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit, i cili e quajti Bejkon “njeri me mentalitet enverist”.

Pjesë nga debati

Bejko: Mua kur flas mos më ndërhy më. Nuk shkon Rama deri tek Basha se ty të ka më të afërt, të ka dhëndrin e shokut

Këlliçi: Lëri mo këto, nuk më intimidon dot mua ti.

Bejko: Mos të më lejosh mua të flas?

Këlliçi: Unë të shikoj ty me mentalitetin e tmerrshëm enverist. Ti je Enverist. Shko në Lazarat.

Bejko: Në Lazarat e ku të duash ti shkoj. Mos më ndërhy kur flas. Mua mos më ndërhy.

Zjarr Tv Ad