Tym e zjarr në Parlament, Rama “kërcënon” deputetët e opozitës: Do presim që drejtësia të veprojë mbi ta! Nuk ka asnjë negociatë me non gratën dhe zëdhënësin e tij

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar në Parlament, ndërsa thekson se nuk do të ketë asnjë negociatë me Sali Berishën apo me zëdhënësin e tij, duke iu referuar këtu Gazment Bardhit.

Rama kërcënoi deputetët e opozitës, duke u shpreh se nuk i mbetet gjë tjetër, por te presin me durim derisa drejtësia të veprojë mbi ta.

“Së pari ne nuk negociojmë me non gratën dhe me asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë qysh ditën e parë dhe nuk është e re.

Non grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja e flakës merr dhënë në gjithë botën, a thua se kjo sjell gje tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, Parlamenti ka rregullat e veta ka dhe kufizimet e veta, sepse në kushtet kur rregullorja e Parlamentit përcakton si masën më ekstreme të mundshme përjashtimin vetëm me 10 ditë të një zjarrvënësi, ne nuk na mbetet gjë tjetër që me qetësi dhe durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad