Tymoshenko e Ukrainës e burgosura apo Presidentja e ardhshme

0
314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kiev – Julia Tymoshenko ka qënë kryeministre e Ukrainës dy herë, fytyra globale e një revolucioni, e burgosur nga dy presidentë të ndryshëm dhe shënjeshtër e një operacioni për ta diskretituar nga ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump. Tani, 58-vjeçarja, e njohur për retorikën e saj të zjarrtë dhe njëhërë e një kohë, për gërshetin e artë kurorë mbi kokë, shpreson të largojë nga posti rivalin e saj të vjetër Petro Poroshenko në një betejë votash për presidencën më 31 mars. Fushata e saj është një akt balancimi i vështirë, premtime për reforma dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FMN-në ndërkohë që nga ana tjetër zotohet të përmbysë rritjen e ndjeshme të çmimit të gazit për ngrohje, që FMN e kishte kusht për dhënien e huave.  Në rrezik është shansi për të udhëhequr Ukrainën 5 vitet e ardshme, pasi protestat e rrugës Maidan rrëzuan një lider të mbështetur nga Kremlini dhe i dhanë vendit një kurs perëndimor dhe përballje të përgjakshme me Rusinë. Tymoshenko është popullore me votuesit e vjetër dhe premton një rritje të trefishtë të pensioneve nëse do të fitojë. Por derisa të dalë e para, duhet t’i hyjë garës me tre kuaj, me Poroshenkon dhe komedianin Volodymoyr Zelennskiy. Gjuha e saj mund të jetë përvëluese. Ajo e konsideron rritjen e çmimit të gazit “genocid”. Kritikët e quajnë atë një populiste.  E pyetur nëse mendonte se kjo ishte e drejtë, Timoshenko i tha Reuters-s se kjo ishte një etiketë e mafias së korruptuar Poroshenko për të shpifur ndaj saj.

 

 

Zjarr Tv Ad