U akuzua se ka qenë i dënuar për trafik klandestinësh, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikon dëshmitë e penalitetit ndër vite të Arben Zhupës

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nisur nga lajmi i publikuar ditën e sotme ku drejtuesi i Degës Doganore të “Tre Urave” , Arben Zhupa, u akuzua se ka qenë i dënuar me 1 vit burg për veprën penale të dhënies se ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim, ka publikuar dëshmitë e penalitetit në vite për të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për të qenë transparent me publikun ka publikuar dëshmitë ku Arben Zhupa rezulton i pastër. Pra, sipas këtyre dëshmive ai rezulton të jetë i pa dënuar më herët, duke hedhur kështu poshtë akuzat e bëra ditën e sotme.

“Sqarim i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Nisur nga lajmi i publikuar sot në media

për drejtuesin e Degës Doganore të Tre Urave, Arben Zhupa, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për të qënë transparent me publikun, po publikon dëshmitë e penalitetit në vite të z. Zhupa”, shkruhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad