Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shefi i Logjistikës së Burgut 313, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion është liruar nga burgu.
Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut, Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla. Personat e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.
Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.
Disa javë më parë SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.